Select your language

RXVI Final Results


Digitalisation

RXVI Final Results


EU Integration and Policy Planning

Mbështetur nga European Union në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës, ky program zbatohet nga konsorciumi i Aristotle University of Thessaloniki dhe Institut National du Service Public, Francë

Thirrje për Aplikim – Young Cell Scheme Raundi XVI

Programi i BE-së për bursa post-diplomike

 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin XVI të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës, i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.

Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e hënë, 9 shkurt 2026 deri të premten, 13 mars 2026 në ora 17:00. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do të ofrojë 37 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të ndryshojë varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo thirrje është e hapur për publikun e gjerë dhe për nëpunësit civilë të cilët janë diplomuar me diploma të përcaktuara në Rregullat e Procedurës të disponueshme në faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org, në përputhje me sektorët e mëposhtëm:

Kjo ftesë do të jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil në fushat e mëposhtme:

  • Integrim Evropian dhe Planifikim i Politikave - deri në 14 bursa në dispozicion
  • Juridik - deri në 8 bursa në dispozicion
  • Ekonomi - deri në 7 bursa në dispozicion
  • Digjitalizim - deri në 4 bursa në dispozicion
  • Inxhinieri - deri në 4 bursa në dispozicion

Të drejtë konkurimi kanë aplikantët të cilët janë:

  • Shtetas të Kosovës me pasaportë të vlefshme të Kosovës apo me letërnjoftim të lëshuar nga Autoritetet Kosovare ose ata të cilët ofrojnë dëshmitë e lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë.
  • Të diplomuarit në njërën nga fushat e studimeve që iu përkasin sektorëve.
  • Flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe shqipe apo serbe.
  • Janë lindur më 1 janar 1991 apo më vonë.

Bursat do të mbulojnë shpenzimet si në vijim:

  • Shpenzimet e aplikimit dhe të shkollimit
  • Shpenzimet e jetesës
  • Shpenzimet e vizës dhe sigurimin shëndetësor
  • Një biletë e udhëtimit kthyese
  • Trajnimi përgatitor i gjuhës angleze dhe shpenzimet e testit të gjuhës angleze IELTS

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të zotohen të:

  • Të jenë në dispozicion për trajnim/praktikë nga prilli 2026 dhe për të lëvizur jashtë vendit nga gusht – tetor 2026 deri në përfundimin e studimeve.
  • Punojnë për Administratën Publike të Kosovës si praktikant për deri në katër (4) muaj para nisjes.
  • Ndjekin Programin e Trajnimit të gjuhës në kuadër të YCS (kur është e nevojshme).
  • Ndjekin dhe kryejnë studimet e zgjedhura post-diplomike jashtë vendit.
  • Përmbushin obligimin e punësimit apo ripunësimit trevjeçar në Administratën Publike të Kosovës pas kthimit.

Përzgjedhja do të zhvillohet në tri faza dhe përfshin:

  • Para-përzgjedhjen bazuar në kriteret administrative dhe të përzgjedhshmërisë.
  • Testet me shkrim (njohuri të gjuhës angleze, njohuri të përgjithshme të BE-së dhe vlerësimi verbal dhe numerik).
  • Intervistë nga paneli i përbërë nga akademikë nga universitete të përzgjedhura të BE-së.

E gjithë procedura e përzgjedhjes do të zbatohet në përputhje me Rregulloren e re (MPB) Nr. 04/2024 për Përfituesit nga Skemat e Bursave në Shërbimin Civil (https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=97669).

Përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë dhe gratë inkurajohen fuqimisht të aplikojnë. Formularët e aplikimit, Rregullat e Procedurës dhe dokumentet përcjellëse do të dërgohen përmes email-it tek kandidatët e interesuar pas regjistrimit në faqen https://ycskosovo.org deri më 13 mars 2026 në ora 17:00.

Rregullat e Procedurës së YCS Raundi XVI janë në dispozicion në https://ycskosovo.org.

Kandidatët e suksesshëm do të ndjekin studimet në programe master në universitete të shteteve anëtare të BE-së.

Aplikuesit duhet të plotësojnë në gjuhën angleze Formularin e Aplikimit YCS RXVI, CV-në në formatin Europass dhe të bashkangjesin Letrën Motivuese të nënshkruar dhe deklaratën për vlefshmërinë e dokumenteve.

Sigurohuni të shënoni në formularin e aplikimit YCS RXVI dhe në CV-në Europass një adresë të vlefshme email dhe numër telefoni. Komunikimi me kandidatët do të bëhet vetëm përmes email-it.

Vini re: Aplikacionet e pakompletuara, aplikacionet që nuk janë në gjuhën angleze dhe aplikacionet që nuk përfshijnë CV-në në formatin Europass nuk do të shqyrtohen dhe do të përjashtohen automatikisht nga procedura e përzgjedhjes.

Afati i fundit për aplikim: E premten, 13 mars 2026, ora 17:00

Aplikacionet e pranuara pas këtij afati nuk do të merren parasysh.

Aplikacionet duhet të dorëzohen online në dosje të kompresuar (të gjitha dokumentet në format PDF në një dosje ZIP) përmes këtij linku:
https://ycskosovo.org/index.php/en/apply

Në rast vështirësish teknike, aplikacionet mund të dorëzohen edhe në kopje fizike në zarf të mbyllur në adresën:

Young Cell Scheme – Aplikacion i Raundit XVI, Rr. Behije Dashi, Nr.14, kati 6, Aktash, Prishtinë 10000 Kosovë, Tel. +38349444357

Ju lutemi mos bëni kërkesa të drejtpërdrejta lidhur me aplikacionin tuaj.

Kandidatët që nuk kontaktohen deri më 16 mars 2026 nuk kanë kaluar fazën e para-përzgjedhjes dhe nuk do të ftohen në testin me shkrim.

Për më shumë informata mund të konsultoni https://ycskosovo.org ose të shkruani në info@ycskosovo.org.

Filluar në vitin 2004, Skema e Celulës së të Rinjëve ofron mundësi për studentët e rinjë kosovarë me prejardhje të ndryshme për të studiuar në universitetet më të mira qe gjenden në shtetet anëtare të BE-së, me qëllim që të tërheqë sistematikisht kandidatët e rinjë në shërbimin civil për një periudhë prej tre vitesh radhazi, pas përfundimit me sukses të studimeve të tyre.

Objektivi i përgjithshëm i YCS është të ngrisë kapacitetet profesionale të shërbimit civil në afat të gjatë për t'i shërbyer më mirë qytetarëve të Kosovës dhe për të përmbushur detyrimet dhe acquis që dalin nga procesi i integrimit të vendit në BE. Në përputhje me standardet më të mira të BE-së, programi i bursave YCS ndihmon Kosovën të gjenerojë një administratë publike të depolitizuar, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe efektive, të aftë për të zbatuar legjislacionin e BE-së dhe ofron një politikë më të mirë të menaxhimit të karrierës.

Në përgjithësi, duke përmirësuar kapacitetet profesionale të shërbimit civil kosovar, projekti do të shoqërojë progresin e reformës në administratën publike në Kosovë dhe do të kontribuojë për t'iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve kosovarë për një fuqizim më të madh të strukturave dhe proceseve shtetërore, në kontekstin e sfidave politike, sociale dhe ekonomike.

Young Cell Scheme Scholarship Programme

Youngcellscheme

Young Cell Scheme

Young Cell Scheme